Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të diskutuar për caktimin e seancës së jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet rezoluta për dialogun me Serbinë.
Siç bën të ditur Kuvendi, pika e vetme e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme do të jetë kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Kjo mbledhje fillon në orën 10:00. Sipas burimeve të Ekonomia Online, mbledhja e Kuvendit pritet të mbahet po nesër, pasdite.