Komisioni për Buxhet shqyrton kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2023

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 10:05 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës si dhe kërkesat buxhetore të Kuvendit për periudhën 2023, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Mehaj, tha se arsyeja e mbledhjes së komisionit është shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit për periudhën 2023, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2023.

“Ne ju kemi ftuar këtu në lidhje me Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2023”, tha Mehaj.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, u shpreh se planifikimi i buxhetit për periudhën 2023-2025 tashmë është dorëzuar.

“Ne e kemi dorëzu planifikimin e buxhetit për periudhën 2023-2025. Nëse shkojmë te kategoritë e pagave, fjala vjen, shuma është 1 milion e 45 mijë euro”, u shpreh ai.

Kryetari Mehaj tha se deputëtët e kanë marrë materialin, me ç’rast sekretari i kuvendit nuk hyri në detaje.

Kjo pikë, në lidhje me Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2023, u miratua, ndërsa pikat tjera që u diskutuan janë:

1.    Miratimi  i rendit të ditës;
2.    Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;
3.    Shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2023, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2023/01;
4.    Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Mjedis, Bujqësi, Planifikim dhe zhvillim për Projektligjin nr.08/L-065 për Produktet Biocide;
5.    Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Mjedis, Bujqësi, Planifikim dhe zhvillim për Projektligjin nr.08/L-120 për Ushqim;
6.    Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura;
7.    Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr.08/L-103 për Sistemin e Menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë;
8.    Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale;
9.    Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit,  nr.08/L-032  për Projekt-Kodin e Procedurës Penale;
10.    Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës;
11.    Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës;
12.    Të ndryshme.

Të ngjashme