Vetaksident në Gjakovë, policia njofton se s’ka persona të lënduar

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Një vetëaksident ka ndodhur ditën e sotme në Gjakovë, në rrugën “Shaban Polluzha”.

Kështu e ka konfirmuar për EkonominaOnline, Vlera Krasniqi zëdhënëse e Policisë.

‘Rreth orës 13:50 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë. Njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar. Po vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit’’, tha ajo.

Të ngjashme