Instituti “Atomi” ka bërë ndarjen e certifikatave për 43 nxënës që kanë marrët pikët e nevojshme në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë (MKC-K).
Në këtë garë të mbajtur më 23 mars kanë marrë pjesë mbi 4000 nxënës të klasave të ndryshme nga mbarë Kosova.
Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, tha se kjo garë është mundësi e mirë për zbulimin e talenteve të rinj, por edhe mundësi që institucionet të identifikojnë dobësitë.
“Kjo garë kaq e rëndësishme që tashmë ka përmasa të mëdha botërore është një garë që organizohet për herë të tretë në Kosovë me standarde të larta ndërkombëtare”.
“Na tregon që kur kemi një seriozitet në organizime të tilla arrijmë t’i zbulojmë sukseset, talentet tanë të zbulojmë atë mrekulli që e kemi të rinisë tonë”.
“Por padyshim që na shërben që t’i identifikojmë dobësitë në sistemin tonë arsimorë. Në këto identifikime na shtojnë përgjegjësinë neve institucioneve, për të marrë masa adekuate për ta ndryshuar gjendjen”.
Jusuf Thaçi, Drejtor i “Atomit”, tha se përmes kësaj gara kanë identifikuar matematicentë të rinj të, por që thotë se duhet të punohet edhe me shumë që ata të jenë konkurrues në nivel global, raporton EO.
“Kemi talent të fushës së matematikës që garojnë më nxënës në nivel botërorë. Duhet të punojmë shumë ma shumë për me identifikuar talentet e matematikës në mënyrë që të jenë konkurrues në nivel global”.
“Bëjë thirrje të përkushtohemi ma shumë në matematikë në mënyrë ta ndryshojmë cilësinë e matematikës në Kosovë”.
Të gjithë ata nxënës që në Testin Kangaroo 2019 kanë arritur rezultat së paku 65% e më shumë konsiderohen të përzgjedhur të Garës Kangaroo 2019.
Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej 43 nxënës, për të cilët pastaj do të ofrohen falas për 10 të shtuna kurse të matematikës nga Instituti ATOMI dhe Kangaroo.