Shkëlzen Gërxhaliu, emërohet në krye të Agjencisë së Akreditimit

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyçi e ka liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Avni Gashi.

Në vend të tij e ka emëruar Shkëlzen Gërxhaliun i cili deri tash ka mbajtur pozitën e zyrtarit për vlerësim dhe monitorim në Agjenci.

Lidhur me këtë vendim, ushtruesi i deritashëm i pozitës drejtorit të AKA-së, Avni Gashi e ka njoftuar sot Këshillin Shtetëror të Cilësisë (bordin e Agjencisë) përmes një emaili, shkruan Koha Ditore.

“Me këtë email ju njoftojë se sot jam liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Akreditimit me një vendim të ministrit Bytyqi.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë ka marrë vendim që Shkëlzen Gërxhaliu të emërohet në pozitën e ushtruesit të detyrës së AKA-së. Uroj që Shkëlzeni të ketë një shëndet të mirë dhe shumë sukses në arritjen e objektivave të AKK-së”, thuhet në letrën që Gashi ja ka drejtuar bordit të Agjencisë. Në gusht të vitit 2018, ministri Shyqiri Bytyqi e ka emëruar Gashin ushtrues detyre në këtë agjenci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme