43 për qind e qytetarëve në Kosovë, janë të pakënaqur me vendet e punës që kanë.
Kjo shifër statistikore ka dal nga sondazhi i kompanisë EPPC, kompani që merret me zhvillim të Burimeve Njerëzore.
Dalina Gjiçali, Drejtoreshë Menaxhuese dhe Partnere ne EPPC Albania, në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë se burim i pakënaqësisë së të punësuarve në Kosovë, është paga, mungesa e trajnimeve dhe pamundësia e ngritjes në karrierë.
Ndonëse sipas Gjiçalit, pakënaqësia më e lartë e punëtorëve ishte në vitin 2019, ku 60 për qind e tyre ishin të pakënaqur, kurse më 2017, 54 për qind.
Sondazhi i realizuar gjatë muajve shtator dhe tetor, është bërë me 1 mijë e 621 korrespodentë.
Gjiçali, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se 45 për qind e të punësuarve në institucionet publike janë të pakënaqur në punën e tyre, kurse 42 për qind e të punësuarve në sektorin privat janë të pakënaqur.