Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 52 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë 12 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, gjatë 24 orë ve të fundit Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar 12 metra drunjë, për shkak të mungesës së lejes për prerje dhe transport, me çka dyshohet se është kryer vepra penale “Vjedhje pylli”.
Ndërkaq, nga kërkesa e dytë është sekuestruar një veturë e tipit “VW-Golf 19 E” dhe çelësin e veturës për shkak për shkak të dyshimit se e njëjtat është përdorur për kryerjen e veprës penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës kompetente nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Vjedhje pylli”. Me këtë rast janë sekuestruar 12 metra drunjë, ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së djeshme ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një veture të tipit “VW- Golf 19 E” dhe çelësin e veturës për shkak për shkak të dyshimit se e njëjtat është përdorur për kryerjen e veprës penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar katër persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi të dyshuar dhe ka ngritur nëntë aktakuza, kundër 12 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 17 aktakuza kundër 21 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.