Katërdhjetë e katër për qind e qytetarëve duan që presidenti Hashtim Thaçi ta udhëheq fazën e fundit të dialogut me Serbinë.
31 % e tyre thonë se opozita duhet të jetë bartëse e këtij procesi, kurse 25 % duan kryeministri Ramush Haradinaj si kryenegociator, raporton Ekonomia Online.
Këto të dhëna janë bërë publike nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Kjo organizatë ka prezantuar rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar së fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme.
Violeta Haxholli nga KDI, duke prezantuar rezultatet e sondazhit, tha se 61 % e qytetarëve presin që marrëveshja përfundimtare të përmbajë njohjen e Kosovës nga Serbia, ndërsa 39 % e tyre nuk presin që njohja të ndodhë.
Sa i përket komuniteteve, 91% e serbëve nuk mendojnë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
61% e qytetarëve presin që marrëveshja përfundimtare të përmbajë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.
39% nuk presin që njohja të ndodhë. Vetëm 9% e serbëve presin që njohja e Kosovës të jetë pjesë e marrëveshjes, ndërsa 91 përqind e tyre nuk presin që Serbia ta njoh Kosovën.
56% kanë deklaruar presin që marrëveshja të përmbajë anëtarësimin në OKB, 44 përqind prej tyre nuk e presin këtë.
Vetëm 22 pë qind e qytetarëve presin që të ketë shkëmbim territoret, 72% prej tyre nuk presin të ketë shkëmbim territoresh.
97% kanë deklaruar se do të pranonin që të ishte njohja, tre përqind prej tyre kanë thënë se nuk do ta pranonin rezultatin e dialogut.
91% e serbëve të anketuar kanë deklaruar se nuk do të pranonin njohjen e Kosovës nga Serbia si rezultat i dialogut, derisa vetëm 9% prej tyre kanë thënë se do të pranonin që një gjë e tillë të ndodhte.
Jeta Krasniqi, nga KDI, ka sqaruar se qytetarët kanë deklaruar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, 30.8% prej tyre do të votonin LDK-në, 23% PDK-në, kurse 21.2% LVV-në.
“KDI ka bërë sondazh edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. 45.3% kanë thënë se do të votonin definitivisht, 29.8% ndoshta do të votonin, 6.9% me gjasë nuk do të votonin, 8.8% definitivisht nuk do të votonin, 3.2% kanë deklaruar se nuk e dinë dhe 6.1% kanë refuzuar të kthejnë përgjigje. Preferencat për partitë politike, 30.8% e qytetarëve kanë deklaruar se do të votonin LDK-në, 23% PDK-në, 21.2% LVV-në, 10.4% AAK-në, 6.3% Nismën Socialdemokrate, 2.4% PSD-në, 2% Listën Serbe dhe 4.1% parti tjera”.
Krasniqi bëri të ditur se sondazhi është realizuar në tërë territorin e Kosovës dhe se janë anketuar 1072 qytetarë nga të gjitha komunitetet. Sipas saj, margjina e gabimit në këtë sondazh është 3%.