44 nxënës nga klasa 7 deri në klasën 9, nga të gjitha regjionet e Kosovës kanë garuar në finalen e garës së tretë vjetore të germëzimit, ku tre prej tyre janë shpërblyer me libra, raporton Ekonomia Online.
Këta nxënës kanë germëzimin në gjuhën angleze dhe shqiptimin dhe para së të vijnë deri te finalja kanë garuar në garat lokale dhe regjionale ku kanë fituar dhe vendin në finalen e garës së germëzimit.
Arsimtarët e gjuhës angleze me ndihmën e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes kanë punuar së bashku më nxënësit në përvetësimin e gjuhës angleze.
Pas kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Korpusi i Paqes, qysh nga viti 2014, ka filluar të sjellë burra dhe gra të kualifikuar amerikanë për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e qëllimeve të arsimit fillor dhe të mesëm duke nxitur gjithashtu një mirëkuptim më të mirë midis njerëzve të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Më shumë se 180 Vullnetarë kanë shërbyer në fshatrat dhe qytetet anembanë Kosovës. Këta vullnetarë jetojnë me familjet mikpritëse vendore, punojnë krah për krah me mësuesit e Gjuhës Angleze në shkollat fillore dhe të mesme si dhe punojnë me komunitetet për të forcuar kapacitetet lokale, për të shkëmbyer kulturat dhe për të ndërtuar marrëdhënie që do të zgjasin përgjithmonë.