44 persona kanë vdekur nga etja pasi kamioni i tyre u prish në shkretëtirën e Saharasë në veri të Nigerit, ka thënë Kryqi i Kuq për “ BBC”.
Gjashtë persona arritën të mbijetonin dhe ecën deri tek fshati më i afërt. Ata rrëfyen se disa fëmijë gjendeshin në mesin e të vdekurve.
50 qytetarët nigerianë po përpiqeshin të shkonin në Libi, raportojnë mediat vendase. Deri më tani askush nuk e ka vizituar vendngjarjen për të identifikuar trupat.
Rruga nga Nigeria në Libi është një nga mënyrat kryesore që emigrantët të arrijnë Afrikën e Veriut përpara se të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.