45 deputetë të PD-së çojnë në Kushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e opozitës, ashtu siҫ kishin paralajmëruar, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e të Kuvendit, të miratuar të enjten e kaluar, 14 dhjetor, e cila ndëshkon deputetët që ndezin tymuese me 2 muaj përjashtim nga punimet e Kuvendit.

Përmes padisë së firmosur nga 45 deputetët, opozita kërkon shfuqizimin e kësaj rregulloreje, si edhe pezullimin e saj deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja.

Në padi thuhet se kjo rregullore e re, përmes së cilës deputetët rrezikojnë deri në 60 ditë përjashtim, shkel të drejtat e tyre, si edhe lë qytetarët pa përfaqësues në parlament.

Madje sipas opozitës, ndryshimet janë bërë nga mazhoranca pa konsultim dhe i japin PS-së mundësi për ndëshkime arbitrare.

Të ngjashme