46 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Numri i të vdekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13, duke përfshirë këtu edhe dy raste të reja për të cilat informoi sot Ministria e Shëndetësisë atje.

Bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga rrethina e Tetovës, që vuante edhe nga hipertensioni arterial. Viktima e dytë është 70 vjeçar nga Kumanova që vuante nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID -19 ende priten.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i madh i të infektuarve, gjithsej 46 persona.

Ditët e fundit hov më të madh virusi ka marrë në Kumanovë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja, prej tyre 11 janë pjesë e personelit mjekësorë, përkatësisht 2 mjekë, 3 teknik rëntgeni, 6 infermiere. Në Dibër pas tre ditësh pa asnjë rast të ri, sot u informua për dy të tillë. Në Shkup ka 13 raste të reja, në Tetovë 2, në Veles 2, në Gjevgjeli 2, në Prilep 1, në Gostivar 1. Më të dhënat e mësipërme, numri i të infektuarve në vendin tonë arriti në 430 në 16 qytete.

Numri i të prekurve nëpër qytete

1.Shkup – 208
2.Kumanovë -85
3.Dibër – 49
4.Prilep – 22
5.Shtip -15
6.Tetovë – 15
7.Strugë – 9
8.Veles – 8
9.Manastir – 4
10.Gjevgjeli – 4
11.Ohër – 3
12.Kavadarc – 2
13.Gostivar – 2
14.Kriva Pallankë- 2
15.Strumicë – 1
16. Koçan – 1

Numri i të shëruarve ka mbërritur në 20, përfshirë këtu edhe tre persona të cilët sot janë lëshuar në shtëpi. Nga Klinika obstetrike gjinekologjike informuan se foshnja e lehonës nga Kumanova rezulton negativ në testin për korona edhe pse nëna e saj është pozitive. Nga kjo Klinikë informojnë se që të dy janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 389 testime, shkruan Alsat M.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme