Ambasadori amerikan, Greg Delawie, mori pjesë në përfundimin e praktikës profesionale për 47 praktikantë në sektorin energjetik, me ç’rast u shpreh optimist për punën dhe përgatitjen e studentëve dhe të ardhmen e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, sektori i energjisë në Kosovë ka marrë hapa të modernizimit, prandaj duhen studentë që kanë kryer praktikën në këtë fushë.
“Gjetja dhe zhvillimi i një gjenerate te re dhe te talentuar është e nevojshme. Kosovës i duhen më të mençurit për të trajtuar. Nuk ka zëvendësim për punën praktike, madje edhe edukimi më i mirë në botë nuk është i kompletuar pa praktikë. Sektori i energjisë në Kosovë ka marrë hapa të modernizimit, prandaj duhen studentë që kanë kryer praktikën”, u shpreh ambasadori.
“Kam kuptuar që shumica e praktikanteve në tre raundet e para ishin femra dhe ju përgëzoj për barazinë. Sapo e kemi përfunduar javën e festimeve të 10 vjetorit dhe kur ju shoh juve jam shumë optimist për të ardhmen e mirë të Kosovës. Mezi po pres të shoh se çfarë do të arrini në të ardhmen”, tha ai.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Demaj, ka falënderuar USAID-in për ndihmën e vazhdueshme në përgatitjen e studentëve për tregun e punës.
Sipas tij, ky trajnim tregon më së miri se si këta studentë mësimin teorik po e kthejnë në praktikë në dobi të shoqërisë.
“.. studentët po përgatiten në universitetin e Prishtinë. Një rektor universiteti nuk mund të shënoj sukses më të madh se sa studentet që mund ta shënojnë suksese. Për mua nuk ka më shumë vlerë se sa kur shoh se studentet tanë arrijnë të krijojnë karriere, arrijnë t’i pasqyrojnë njohur në praktikë që të jenë më të dobishëm për shoqërinë. Kjo përgatitje nuk ka ardhur vetvetiu, një falënderim të madh kanë USAID të cilët kanë shprehur gatishmëri gjithmonë”, tha ai.
Sharon Hartpresidente e Rochester Institute of Technology (RIT) tha se studentet të cilët përfundojnë punë praktike kanë më shumë përparësi në punësim.
“Kur studentet e përfundojnë praktikën e kanë një përparësi për gjetjen e punës. Një gjërave prej të cilave duhet të bëjmë është përqendrimi në arsim. Rritja e sektorit të energjisë kërkon një zë të fuqishëm në arsimin e lartë. Duhet të jetë një forcë pune e trajnuar mirë. Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me biznese të diskutojmë për nevojat e punës”, tha ajo.
Petrit Pepaj nga ZRRE, tha se përgjatë punës me energjinë është debatuar në përgjithësi ngritja e kapaciteteve prodhuese.
“Ne i kuptojmë vështirësitë që ballafaqohen të sapo të diplomuarit në Kosovë. Ju student demonstroni disipline dhe untuziasëm shumë të madh dhe kjo më bënë të kuptoj se energjia do të Jetë në duar të mira”, tha ai.
Programi i praktikës profesionale në sektorin energjetik po zbatohet nga aktiviteti REPOËER i USAID-it në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Teknologjik të Rochester-it.
Programi po ndihmon në adresimin e nevojës në rritje të sektorit energjetik për personel të kualifikuar dhe me shkathtësi të larta.
Përmes marrëveshjeve me institucionet kryesore të sektorit energjetik në Kosovë, USAID-i ka shpërndarë nëpër pozita 47 studentë, në cilësinë e Ekspertëve të rinj të Energjetikës, për të kryer praktika profesionale gjashtëmujore në kuadër të tri institucioneve energjetike. Raundi i katërt do të zhvillohet nga marsi deri në tetor të vitit 2018.