Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Itali është rritur për 475 brenda një dite në afro 3,000 – rritja më e madhe që nga shpërthimi.
Ekzistojnë gjithsej 35,713 raste të konfirmuara me Covid-19 në këtë vend, me më shumë se 4,000 janë shëruar me sukses.
Lombardia, rajoni i goditur më së shumti, regjistroi 319 vdekje brenda një dite.
Italia është vendi më i prekur në botë pas Kinës, vendi ku virusi u shfaq fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar.
Deri më tani paktën 8,758 njerëz kanë vdekur, shumica në Kinë.
Shumica dërrmuese e më shumë se 200,000 rasteve të konfirmuara me koronavirus – 80% – kanë ndodhur në Evropë dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor, që përfshin pjesën më të madhe të Azisë, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Shumë vende kanë ndërmarrë masa drastike, përfshirë distancimin shoqëror dhe anulimin e ngjarjeve të mëdha për të ndihmuar ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe uljen e presionit mbi sistemet shëndetësore.