Brenda 24 orëve në rrugët e Kosovës raportohen të jenë shkaktuar 48 aksidente trafiku, ku 19 prej tyre me të lënduar, kurse 29 të tjera me dëme materiale.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur edhe se në këtë 24 orësh ka shqiptuar 1 mijë e 724 gjoba ndaj atyre që shkelën rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu pati dhe të arrestuar. E veç për një ditë thuhet të jenë arrestuar 39 persona, e që 34 nga ta u dërguan në mbajtje, ndërsa njëri në vuajtje të dënimit.