Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri priti në takim përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, të udhëhequr nga udhëheqësja e ekipit për Kosovë, Sarah Olmstead, dhe koordinatori nacional, Petrit Selimi.
Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, i njoftoi përfaqësuesit me prioritet e tij lidhur me fushën e sundimit të ligjit.
Udhëheqësja e ekipit të Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë, Sarah Olmstead, është shprehur e lumtur që fondi i ndarë për Kosovën do të ndihmoj në krijimin e një të ardhme më të mirë dhe rikthimin e besimit në institucionet vendore, e në veçanti në fushën e drejtësisë.
Koordinatori nacional i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit pranë Zyrës së Kryeministrit, Petrit Selimi, tha se nga fundi i vitit do të filloj të krijohet një fondacion, i cili do të derdh mjete për Qeverinë e Kosovës, e në veçanti në fushën sundimit të ligjit.