Ne jo gjithmonë jemi gjykuesit më të mirë të aftësive që ne zotërojmë. Kjo mund të sjellë si pasojë shkrimin e një CV-je jo shumë cilësore duke qenë se jo gjithmonë jemi në gjendje të përcaktojmë aftësitë më të mira që duhen theksuar në një CV.
Më poshtë listohen disa aftësi (që ju edhe mund t’i keni) të cilat ju favorizojnë që të fitoni një punë më lehtësisht.
Aftësitë në të shkruar
Këto janë aftësi që kërkohen më së shumti nga punëdhënësit në çdo lloj pozicioni pune të çdo lloj industrie. Të qënurit i aftë për të shkruar mirë, ju ndihmon juve të korrni sukses në pothuajse çdo fushë të karrierës suaj. Çdo herë që ju shkruani një email, një raport apo qoftë edhe një shënim të shpejtë, do i bëjë të tjerët të kuptojnë që jeni një komunikues i mirë.
Aftësitë në të folur dhe në të prezantuar
Aftësia për të prezantuar informacion në një dhomë plot me njerëz në një mënyrë bindëse, është një aftësi shumë e vlefshme që do t’ju ndihmojë ju në karrierën tuaj. Në të njejtën kohë përveç se shfaqeni shumë konfident para të tjerëve në mënyrën si flisni, ju gjithashtu demonstroni dhe aftësitë tuaja të të shkruarit.
Njohja e disa gjuhëve të huaja
Sigurisht një gjë e tillë përbën një avantazh për ju pasi ju bën të diferencoheni nga të tjerët dhe gjithashtu ju jep mundësi për një pagë më të lartë.
Aftësitë në programim
Kjo mbase është aftësia më e vlefshme dhe më e kërkuar nga punëdhënësit. Njohuritë bazë në gjuhët e programimit si HTML, CSS, Javascript, dhe Jquery ju bëjnë juve një aplikant që diferencohet dhe dallohet lehtë nga aplikantët e tjerë. Duke qenë se sot të gjitha fushat janë të përfshira nga teknologjia, marrja e njohurive të tilla duhet të konsiderohet nga ju.