5 arsye që e bëjnë stresin nxitës dhe motivues

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 00:35 | Nga Ekonomia Online

Ndërkohë që shqetësohemi për shumë gjëra, stresi dhe ankthi mund të mos jenë të gjithë negativë. Na bën të kuptojnë se kur duhet të tregohemi të kujdesshëm përballë një rreziku, ose kur mund të kemi nevojë për të vlerësuar sërish zgjedhjet apo sjelljen tonë.

Më poshtë janë disa arsye se pse stresi në një nivel të caktuar mund të jetë konstruktiv:

Është një shenjë se jeni të angazhuar, shqetësoheni për të bërë një punë të mirë dhe kërkoni të arrini suksesin. Në të njëjtën mënyrë, stresi mund të jetë një manifestim i interesit tuaj për të bërë më të mirën.

Tregon marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët. Nuk ka asgjë të keqe që të lejoni pakëz presion të jashtëm t’ju nxisë të bëni më të mirën. Është e natyrshme. Presioni për të arritur suksesin tregon se jemi pjesë e në komuniteti të gjerë dhe kuptojmë vlerën që sjellim.

Është shenjë e ndërgjegjes. Ankthi mund të jetë një mesazh se duhet të bëjmë më mirë. Nëse ndiheni në ankth dhe keni dyshime për veten, mund të jetë një shenjë për të kërkuar falje dhe për të ndryshuar sjelljen tuaj në të ardhmen.

Tregon se është e nevojshme të ndryshoni. Kur gjërat nuk funksionojnë, mund të merrni në konsideratë për t’i ndryshuar. Ndonjëherë stresi mund të jetë një katalizator për të cilin kemi nevojë për një fillim të ri.

Tregon se keni nevojë për sfida në jetën tuaj. Kur ju përjetoni stres për shkak të mërzisë, është një arsye e mirë për të gjetur mundësi për të fituar aftësi të reja. Ju mund ta përdorni atë si një nxitës për t’u përballur me një sfidë të re në jetë, si për shembull të drejtoni një projekt.

Dhe në fund një këshillë: Shmangni stresin për gjëra të pavlera dhe kushtojini rëndësi sinjaleve pozitive që mund t’ju përcjellë.

Të ngjashme