Në xhunglën e ofertës teknologjike, në të cilën të gjithë janë të impenjuar që të marrin modelin e fundit me çmimin më të përballueshëm të mundshëm, përplasja me surpriza të pakëndshme është shumë e thjeshtë. Tregu i falsifikimeve është bërë një plagë e vërtetë botërore me përfitimi miliardash, dhe është i mirë-organizuar për të prodhuar kopje perfekte të padallueshme.
Kemi identifikuar për ju 5 raste të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i dalloni produkte e falsifikuara. Shpresojnë që t’ju vijnë në ndihmë sadopak!
1. Shikoni me vëmendje karakteret e logo-ve
Edhe aty ku logoja mund të jetë e shkruar saktë (edhe pse nuk është e rrallë të gjenden shtrembërime të çfarëdollojshme), shkronjat mund të shtypen në mënyrë të shlyeshme sepse kryhen nëpërmjet proceseve të shpejta në kohë dhe duke anashkaluar proceset e sofistikuara teknologjike. Logoja është firma e kompanisë, kështuqë kjo e fundit ka gjithë interesin e saj që ta shtypë në mënyrë të saktë dhe të pashlyeshme. Nëse nuk e gjeni kështu, do të thotë se është Fake!
2. Kontrollojini mirë edhe aksesorët
Tregu i falsifikimeve nuk i kursen as aksesorët, por janë pikërisht këta që mund t’ju japin detaje të dobishme. Ushqyesi origjinal përputhet plotësisht me pjesën e çarë të telefonit dhe puthitet plotësisht me të sepse kanë të njëjtën gjatësi, ndërsa ata Fake në shumë raste janë më të gjatë. Edhe këtu, detajet e stampuara janë mjaftueshëm të dukshme dhe të pashlyeshme.
3. Kushtojuni vëmendje detajeve të materialit
Prodhuesit origjinal, zakonisht nuk bëjnë ekonomi me materialin (edhe pse disa produkte kanë kosto të larta). Ndaj, nëse vëreni plastika që janë pak ose aspak të shndritshme, pikje apo shkrirje jo-perfekte apo shtrembërime të pajustifikuara, atëherë përpara jush keni një Fake!
4. Kontrolloni detajet e pjesëve më delikate
Pjesët delikate të komponentëve, për shembull ato që do të vihen në kontakt me rrymën elektrike, trajtohen me shumë kujdes pasi shoqëria mban përgjegjësi ligjore në raste e mos funksionimeve apo incidenteve. Mungesa e disa imtësirave duhet të shërbejë si këmbanë alarmi.
5. Kujdes me paketimin
Falsifikatorët e produkteve shpesh i kushtojnë fare pak vëmendje amballazhimit. Ndërsa për kompanitë serioze, amballazhimi është themelor, pasi është përshtypja e parë që produkti i krijon klientit dhe kjo pjesë as që bëhet fjalë të lihet pas dore. Kutia duhet të jetë perfekte, me logot e vendosura saktë dhe të shkruara në formë thjeshtësishte të lexueshme.
Shpresojmë t’ju kemi dhënë disa shenja të dobishme për të dalluar produktet e falsifikuara, ose të paktën që t’ua japim mundësinë të krijoni njëfarë hijeje dyshimi kur gjendeni në një situatë kur duhet të vendosni për ta blerë diçka. Shpërdajini këto informacione, ëshë e vetmja mënyrë për t’i dalë kundra praktikës së dëmshme dhe të shkatërruese ekonomikisht për blerësit të produkteve Fake!