5 faktet që duhet t’i dini para ndeshjes Uruguaj – Arabi

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 16:48 | Nga

Uruguai do të përballet sot me Arabinë Saudite në “Rostov Arena” ndeshje kjo e vlefshme per grupin A, të Botërorit.

Uruguai vjen nga një fitore kundrejt Egjiptit dhe kërkon të barazoi Rusunë që ndodhet në vendin e parë në grupin A.

Ndërsa Arabia Saudite do kërkojë të mbijetojë në këtë grup pasi u mund thellë nga Rusia 5-0.

Më poshtë po ju paraqesim 5 fakte që duhet të dini para ndeshjes Uruguai-Arabia Saudite.

1) Kjo është përballja e tretë midis Uruguait dhe Arabisë Saudite në historinë e tyre dhe e para në një kampionat Botërori.

2) Kjo është hera e 15-të e Arabisë Saudite që merr pjesë në Botëror.

3) Uruguaj ka fituar të tre përballjet kundër skuadrave aziatike që i kanë qëlluar të përballet në kampionatin e Botërorit.

4) Sauditët kanë qënë të fundit e grupit në tre Botërorët e Fundit.

5) Për Uruguain hera e fundit që fituan ndeshjen e grupeve ishte në vitin 1970 kundër Izraelit, dhe shkuan deri në gjysmë finale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme