Ndeshja PSG-Dortmund mund të anulohet ose të luhet pa tifozë

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve mund të mos zhvillohet fare, për shkak të kërcënimit nga sëmundja ngjitëse, koronavirus, sipas mediave franceze.

Takimi i PSG-së në udhëtim kundër Strasbourg u anulua të shtunën, për shkak të koronavirusit në Francë, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ndeshja e së mërkurës mes PSG-së dhe Dortmundit në Parc des Princes mund të mos zhvillohet, dhe nëse luhet atëherë do të bëhet pa praninë e tifozëve në stadium.

Qeveria franceze e ka ndaluar momentalisht zhvillimin e ngjarjeve publike me më shumë se një mijë persona.

Kjo si masë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme