Në qoftë se ata të japin fjalën, ju mund të besoni padyshim
Njerëzit me integritet sigurohen që të tjerët ta dinë se ata i qëndrojnë fjalës së tyre. Nëse ata bëjnë një premtim, të jeni i sigurt se ata do ta mbajnë deri në fund.
Ata e dinë se çfarë është e drejtë, dhe nuk janë të frikësuar ta mbrojnë
Njerëzit me integritet janë makthi më i madh i kërcënuesve dhe shantazhuesve. Ata nuk durojnë ofendimet apo gjuhën degraduese, dhe mbrojnë njerëzit që nuk mund të vetëmbrohen. Busulla morale e tyre është e saktë; ata e dinë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, dhe kanë një bindje të thellë për drejtësinë e ekuilibruar.
Ata jetojnë me të njëjtat standarde që presin nga të tjerët
Një pjesë e rëndësishme e vlerësimit të vetvetes, është duke matur se sa shumë praktikojmë atë që predikojmë. Nëse duam nga të tjerët t’u përmbahen standarteve më të lartë, se sa ata të cilëve u përmbahemi vetë, atëherë ku është drejtësia këtu? Të gjykosh të tjerët është e lehtë. Njerëzit me integritet nuk janë të interesuar të gjykojnë të tjerët, ata madje preferojnë t’i vlerësojnë, edhe nëse kjo do të thotë që të pranojnë të metat dhe defektet e tyre. Ata përpiqen të rriten, ashtu si gjithë të tjerët.
Marrin “pronësinë” e problemeve që nuk janë të tyret
Marrja e rolit të liderit nuk është diçka që njerëzit zakonisht dëshirojnë ta bëjnë. Kur jeni lider, kjo do të thotë se jeni përgjegjës dhe i përgjegjshëm për atë që ndodh. Njerëzit me integritet e dinë këtë, dhe i marrin gjithësesi pozicionet e lidershipit. Sidomos kur është fjala për problemet që nuk janë të tyre. Për shembull, një person me integritet, që mund të jetë duke bërë ecje në mal dhe sheh një grumbull hedhurinash, i merr me vete, edhe pse nuk ka qenë ai ndotësi.
Ata zgjedhin të veprojnë herët, dhe jo vonë
Nëse dikush është në vështirësi ose në rrezik të menjëhershëm, një person me integritet nuk ka të ngjarë të presë që dikush tjetër të veprojë. Ata janë të parët që hidhen në rrethana të rrezikshme, nëse kjo do të ndihmojë një person tjetër. Inxhinieri i NASA-s, Roger M. Boisjoly thotë: “Nëse njerëzit e mirë dhe me njohuri vërejnë keqbërje, dhe thjesht largohen, për të mbrojtur interesat e tyre, pa u përpjekur që të korrigjojnë keqbërjen, ata bëhen pjesë e problemit”.