Mos krijoni menjëherë partneritete. Shoku juaj i ngushtë nuk e bën atë kandidatin më të mirë për të krijuar partneritet edhe në biznes. Partnerët më të mirë në biznes janë atë që kanë bindje të kundërta me ju. Prandaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të hyni në partneritet me dikë.
Mos krijoni menjëherë partneritete – Shoku juaj i ngushtë nuk e bën atë kandidatin më të mirë për të krijuar partneritet edhe në biznes. Partnerët më të mirë në biznes janë atë që kanë bindje të kundërta me ju. Prandaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të hyni në partneritet me dikë.
Mos u dekurajoni – Drejtimi i një kompanie është një rrugë e gjatë dhe me pengesa të shumta deri tek fitorja. E gjithë kjo është pjesë e procesit të biznesit dhe një gjë e tillë nuk do të thotë që ju kur të përballeni me vështirësi dhe probleme të dekurajoheni dhe të hiqni dorë prej asaj që me aq mund e keni krijuar.
Mos u mundoni të bëni gjithçka vetë – Por sado i vogël të jetë biznesi juaj, ju nuk do të arrini të jepni maksimumin. Prandaj delegimi dhe ndarja e detyrave është një prej proceseve që do t’ju vijë më shumë në ndihmë për të pasur një ecuri të suksesshme.
Mos ndaloni asnjëherë zhvillimin e kompanisë suaj – Një prej avantazheve që ju keni është aftësia për të ndryshuar drejtim sa herë të doni dhe të përshtateni me lehtësisht me ndryshimet e reja.
Mos harroni pse ju e krijuat këtë biznes – Edhe pse gjatë jetës ju mund të keni edhe prioritete apo pasione të tjera, duhet të bëni të mundur që edhe biznesit të cilin e ndërtuat me aq mund t’i kushtoni kohën e duhur sepse në të kundërt gjithçka që ndërtuat mund të shkatërrohet.