5 hapat për një startup të suksesshëm

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 07:02 | Nga Ekonomia Online

Rreth 476.000 biznese të reja krijohen çdo muaj sipas raporteve. Shumë do të “luftojnë” gjatë viteve të para dhe gjysma do të dështojë.

Nga ana tjetër, gjysma tjetër do të ketë sukses.

Të dish se çfarë i ndan, ato që arrijnë suksesin dhe ato që dështojnë, mund të bëjë dallimin në jetëgjatësinë e një startup-i. Forca lëvizëse brenda një kompanie dhe premtimi për klientët e saj janë ato që e çojnë biznesin përpara dhe e mbajnë atë në rrugën e duhur, pra janë thelbësore për suksesin e një biznesi.

Por kjo nuk është aq e lehtë sa duket. “Ne do të jemi kompania që kujdeset për ju”. Janë 30 milionë kompani vetëm në SHBA. Secila me markën e vet . Si mund të gjeni një vend për biznesin tuaj të ri në të gjithë këtë? Si do të mund t’iu identifikojnë njerëzit ?

Ndërsa çdo markë është e ndryshme, ka një rrugë të ngjashme që kompanitë e suksesshme të gjejnë vendin e tyre.

1. Përcaktoni qartë idenë tuaj të biznesit

Ju duhet të keni një vend të qartë në treg. Mendoni se çfarë e bën produktin apo shërbimin të ndryshëm kundrejt të tjerëve në treg. Pasi të qartësoni atë që ju do të ofroni, duhet të përqëndroheni në atë se si ju mund ta bëni atë në një mënyrë superiore.

Cinnabon ka nisur në vitin 1985 me një ide shumë të qartë: “Të bëhemi cinnamon-i më i mirë në botë”.

Tani ata janë një fenomen global.

Gjithçka fillon me një ide të qartë biznesi dhe një ofertë superiore.

2. Duhet të keni një “ideal” për biznesin tuaj

Markat e suksesshme janë rritur në mënyrë tipike nga një vizion apo ideal më i madhe përveç suksesit financiar. Një ideal shërben si një guidë që do ta mbajë biznesin tuaj në rrugën e duhur dhe do ta ndihmojë atë të bëhet një markë, sesa një tjetër produkt në treg. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një besnikërie të qëndrueshme me klientët. Për ta gjetur këtë për biznesin tuaj, plotësoni: “Ne ekzistojmë për_______.”

3. Identifikoni audiencën tuaj

Produkti juaj nuk do të shfaqet për të gjithë konsumatorët në treg pasi mund të jetë shumë e shtrenjtë për ta bërë këtë. Një audiencë e përcaktuar mirë do t’iu ndihmojë të ndërtoni një produkt të mirë dhe të dilni me ide të mira. Krijoni një tablo të qartë të konsumatorëve tuaj ideal të synuar dhe përqëndroni përpjekjet tuaja tek ata.

4. Kuptoni matematikën e biznesit tuaj

Ju duhet të kuptoni matematikën themelore që përcakton se sa i qëndrueshëm mund të jetë biznesi juaj. Ju duhet të jeni në gjendje t’iu përgjigjeni pyetjeve të thjeshta si: “Sa është kosto e prodhimit të një produkti?”, “Sa duhet të shes për të mbuluar kostot?” dhe “Sa kohë do të duhet për të paguar borxhet?”

Një biznes i suksesshëm është ai që krijon vlerë dhe gjeneron fitim.

5. Bëni një plan

Të hartuarit e një plani, pra të një dokumenti fizik që përshkruan atë që ju doni të arrini me markën tuaj, çfarë do të ofroni, cilët konsumatorë doni të tërhiqni, si do t’i arrini ato, sa para do të bëni dhe se si ju do të matni suksesin.

Kjo jo vetëm që do të sjell disiplinë në biznesin tuaj, por edhe do të bëhet plani i biznesit për t’u ndarë me investitorët potencial.

Mos harroni se të krijuarit e një markë është e ngjashme me ndërveprimet me njerëzit: Ne bëhemi të njohur, ne blejmë mallrat ose shërbimet e tyre, ne vendosim nëse na pëlqen apo jo dhe pastaj fillojmë të kemi ose jo, një marrëdhënie më të gjatë, më të thellë dhe më të dobishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme