Rreth 5 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008), do të shënojnë nesër (e premte) për Ditën Olimpike 2018.
Komiteti Olimpik i Kosovës këtë herë do të organizohet në shtatë qendrat e Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj, ku fëmijët do të vrapojnë nëpër sheshet e këtyre komunave.
Aktiviteti kryesor mbahet në Prishtinë, ku marrin pjesë rreth 2 500 fëmijë. Ata do të vrapojnë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Teatri, derisa do të zhvillohen edhe aktivitete tjera të pentatlonit modern.
Dita Olimpike 2018 organizohet në bashkëpunim me Drejtoritë për Arsim të komunave përkatëse dhe fillon në të njëjtën kohë, në ora 09:00.
Ky është edicioni i shtatë që shënon këtë ditë.