5 persona të vdekur, 844 të lënduar për një muaj në komunikacion

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 13:38 | Nga

Pesë persona kanë vdekur dhe 844 të tjerë janë lënduar në aksidente të ndryshme gjatë muajit shkurt në Kosovë. Përderisa janë shqiptuar 22.765 mijë gjoba për kundërvajtësit në trafik.

Policia e Kosovës ka nxjerr bilancin e aksidenteve dhe gjobave për muajin shkurt. Në total kanë ndodhur 983 aksidente prej të cilave 372 kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërsa, 608 aksidentet e tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme