Biden tha që Rusia mund të pushtojë Ukrainën në shkurt, reagon presidenti ukrainas

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Perëndimit të mos përhapë panik në krizën me Rusinë.

Fjalimi i Zelensky-t vjen pas telefonatës me presidentin amerikan Joe Biden, ku ky i fundit përmendi “mundësinë konkrete që rusët të pushtojnë Ukrainën në shkurt”.

“Rreziku më i madh për Ukrainën është destabilizimi i brendshëm” dhe jo kërcënimi i një pushtimi rus, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me mediat e huaja.

“Prioriteti është stabilizimi i ekonomisë sonë”, theksoi ai.

“Probabiliteti i sulmit nga rusët ekziston, ai nuk është zhdukur dhe nuk ishte më pak serioz në vitin 2021, por ne nuk shohim një përshkallëzim më të madh se vitin e kaluar”, siguroi Zelensky.

“Por po të dëgjosh mediat ndërkombëtare dhe madje edhe krerë të respektuar shtetesh, duket se tashmë ka një luftë në të gjithë vendin, se ka trupa që përparojnë në rrugë. Por nuk është kështu”, shtoi ai.

“Ky panik, sa i kushton vendit tonë?”, pyeti udhëheqësi ukrainas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme