Marketingu është thelbësor për të gjitha bizneset, po akoma dhe më i rëndësishëm për startup-et. Nëse njerëzit nuk e njohin startup-in tuaj dhe produktet që ai ofron, ata ndoshta nuk do t’i blejnë produktet apo shërbimet tuaja.
Konsiderojini këto pesë strategji për të promovuar biznesin tuaj dhe për të gjeneruar më shumë shitje.
1. Dërgo email-e
Email marketing është një strategji e rëndësishme për të tërhequr klientë për startup-in tuaj pa kosto. Mjafton të siguroni adresat e email të klientëve dhe në këtë mënyrë mund t’ju dërgoni email-e për të promovuar startup-in tuaj.
Nëse keni një website për startup-in, përgatisni gjithashtu një newsletter me formularin e regjistrimit në të. Çelësi është që email-et tuaja nuk duhet të kenë përmbajtje komerciale por duhen të jenë të ndryshme me materiale plotësusese si guida, artikuj How to…, video dhe grafika informuese. Nëse dërgoni vetëm email-e reklamuese, njerëzit nuk do të duan të marrin më newsleter-in tuaj.
2. Sponsorizo një event
Pronarët e bizneseve mund të sponsorizojnë evente që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe atë çfarë ata ofrojnë. Nëse startup-i juaj është një aplikacion për shëndetin apo mirëqenien, ju mund të sponsorizoni maratona dhe gara vrapi 5 km apo 10 km. Nëse startup-i juaj shet software anti-virus, ndoshta ju mund të sponsorizoni evente për sigurinë kibernetike apo teknologjinë e informacionit (IT).
3. Nis një blog
Blogging është një strategji e fuqishme që mund të ndihmojë startup-in tuaj të arrijë audiencën e kërkuar. Bizneset që kanë një blog gjenerojnë 126% më shumë vëmendje sesa konkurrentët e tjerë që nuk kanë blogje. Me një blog, ju mund të tërhiqni më shumë trafik organik në faqen tuaj.
Sekreti për krijimin e një blogu efektiv është publikimi i përmbajtjeve që audienca juaj dëshiron të lexojë. Nëse përmbajtja është e vlefshme dhe ja vlen të lexohet, motori i kërkimit do t’ju shpërblejë duke e renditur blogun tuaj të parin në rezultatet e kërkimit. Në këtë mënyrë më shumë vizitorë do të drejtohen në faqe.
4. Posto në mediet sociale
Statistikat tregojnë se më shumë se 2.4 miliardë njerëz i përdorin rrjetet sociale, ndaj është e rëndësishme ta përdorni këtë kanal në marketimin e startup-it tuaj. Kur prezenca e biznesit tuaj në rrjetet sociale rritet, më shumë njerëz do ta shohin dhe do ta njohin atë. Gjithashtu më Facebook Ads, ju mund të krijoni reklama që shfaqen në profilin e përdoruesve.
5. Përdor reklamat me pagesë të kërkimit
Kërkimi i paguar është bërë një kanal shumë i përhapur për startup-et. Ai i lejon pronarët e bizneseve të blejnë trafik të targetuar nga motorët e kërkimit si Google dhe Bing. Google AdWords dhe Bing Ads janë dy nga rrjetet më të mira të kërkimit, të cilët mundësojnë targetimin me fjalë kyçe me metodë pagese lekë-për-klikim.
Duke përdorur njërën nga këto rrjete, mund të krijoni reklama me porosi për startup-in tuaj të cilat do të shfaqen në rezultatet e kërkimit kur dikush kërkon për një fjalë kyçe që lidhet me biznesin tuaj. (Forbes)