5 teknika me të cilat do të komunikoni dhe ndikoni më mirë tek të tjerët

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 16:34 | Nga

Në vazhdim ju sjellim disa teknika se si të tërhiqni miq, të ndikoni tek njerëzit dhe të arrini marrëveshje, transmeton koha.net.

Si të bëni miq. – Mos filloni të flisni për gjërat që ju interesojnë. Jini të interesuar në tema që u interesojnë të tjerëve. Këdo që takoni do të dijë diçka që nuk dini ju. Shfrytëzoni çdo mundësi për bisedë dhe për të mësuar diçka të re. Njerëzit shpesh harrojnë për çfarë keni biseduar, por nuk do të harrojnë se si ndiheshin në afërsinë tuaj.

Si të ndikoni tek njerëzit. – Kërkoni këshilla. Njerëzit duan të japin këshilla. Filloni bisedën duke thënë se dëshironi të blini telefon mobil, por nuk mund të vendosni se cilin. Shumica e njerëzve me shumë dëshirë do t’ju ndihmonin duke e ndarë përvojën e tyre me ju.

Si të bisedoni me të huajt. – Rregulli më i rëndësishëm i komunikimit ndërkulturor është: të jeni të vetëdijshëm për kulturën tuaj dhe ta respektoni kulturën tjetër. Thjesht mendoni për mënyrën se si komunikoni. Flisni për kulturën tjetër me respekt dhe tërhiqni paralele me kulturën tuaj në bisedë.

Si të arrini marrëveshje. – Mendoni për pyetjen, jo për personin. Mos mendoni nëse ju pëlqen personi me të cilin po negocioni apo jo, përqendrohuni në temën, merrni në konsideratë interesat në vend të pozitës. Mos mendoni se jeni në një pozicion negociator më të dobët. Pyesni veten: çfarë i duhet personit tjetër nga unë? A kemi interesa të përbashkëta?

Si të gjendeni në intervistë pune. – Psikologët e rekomandojnë këtë truk të thjeshtë: Pritni pesë sekonda para se të përgjigjeni. Përgjigjja juaj mund të mos jetë më e mençur, por do të jetë më bindëse. Përgjigjet e shpejta mund të jenë mbresëlënëse në intervistat për punë, por janë rrallë të nevojshme për shumicën e vendeve të punës. Ndaloni për disa sekonda dhe më pas qetësisht përgjigjuni pyetjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme