5 tipat më interesantë të mediave sociale, cili prej tyre je ti?

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 19:14 | Nga

Shumica nga ne kalojmë shumë orë në mediat sociale dhe, sipas mënyrës sonë, kemi krijuar një lloj profili dhe personaliteti i cili na tregon edhe se kush jemi nëpërmjet postimeve, fotove dhe gjith?ka duam të tregojmë për veten në rrjet. Por, kur e kemi hapur fillimisht profilin, as nuk e kemi imagjinuar se ?farë do të ndodhte më vonë.  Tani, pas shumë viteve aktiv në rrjetet sociale, është koha të përballesh me të vërtetën. Sa ka ndikuar media sociale në karakterin tënd dhe cili person je ti në mediat sociale?

Sa më shumë njerëz që takon online, aq më shumë karaktere ndesh ditë pas dite. Ata që hedhin gjith?ka në profilet e tyre, ata që kanë dëshirë vetëm të shajnë dhe të kritikojnë, të dashuruarit pas ushqimve dhe dhjetëra të tjerë. Por në këtë listë, ka 5 tipa që i ndesh më shpesh në rrjetet sociale. Shiko cili prej tyre je.

Egocentrik

Shumë njerëz mendojnë se çdo detaj i jetës së tyre u intereson edhe të tjerëve. Megjithatë, në realitet, askush nuk interesohet për këtë.

Çfarë të bën të besosh se kushdo do të dijë rreth teje…

Kur zgjohesh,

Çfarë kënge dëgjon në radio gjatë kohës që shkon në punë,

Sa orë punon në kompjuter,

Çfarë mendon se do të hash për drekë,

Sa i zënë je,

Çfarë bëri macja,

Sa milje vrap ke udhëtuar për të shkuar në punë etj.

Një gjë që duhet ta mbash në mendje sapo mendon të postosh tekstin e radhës, është: “A duhet ta lë të hapur për të gjithë këtë mesazh apo duhet të zgjedh vetëm miqtë e ngushtë?”

Nëse do të publikosh di?ka nga jeta jote, në të gjitha kuptimet mund ta bësh. Por para se të bësh një gjë të tillë, mendo një herë dhe gjej më të mirën. Po ashtu, mos harro që të shohësh vazhdimisht kush nga ndjekësit e tu do t’i shohë mesazhet e tua. Nëse shefi shikon atë që shkruan, është e qartë që ndonjëherë do të të pyesë, ndaj është mirë të jesh i kujdesshëm.

Poston ushqime të vazhdueshme

Të jesh i dashuruar me ushqimet është një gjë shumë e mirë, sidomos nëse je pjesë e atyre njerëzve që jo vetëm tregojnë se çfarë hanë, por në të njëjtën kohë edhe japin receta. Shumë njerëz e kanë të nevojshme të publikojnë në Instagram apo Facebook çdo foto të krijimit të tyre kulinar, edhe pse gatuajnë sërish makarona me djathë… thjeshtë për një like çdo javë.

Edhe këtu është mirë të limitosh postimet për çdo rast të mundshëm, që në një moment të caktuar kur poston një foto nga krijimi yt, ajo të jetë thjeshtë artistike.

Ke nevojë të lexosh lajme e njoftime:

Mediat sociale, në të vërtetë zgjidhin shumë probleme.

Ke nevojë për një punë?

Po kërkon një mobilie të re për shtëpinë?

Po kërkon për një restorant apo lokal për të dalë në darkë?

Duke pyetur miqtë nga mediat sociale për një informacion që ke nevojë, është një zgjidhje e menjëhershmë, por ndonjëherë bëhet edhe konfuze. Derisa mediat sociale të jetë një burim informacioni është ok, por asnjëherë nuk duhet abuzuar edhe me këtë pjesë.

Tipi “Jam këtu me këdo…”

Duke i bërë tag çdo fotografie apo çdo komenti i bën të gjithë njerëzit të mësojnë se ku ndodhesh dhe çfarë je duke bërë. Ndoshta jo të gjithë njerëzit që ke në foto duan të publikojnë foto në profilet e tyre, ndaj edhe këtu duhet të kufizohesh. Duke bërë checking në çdo foto të mundshme, i humbet kuptimi edhe gjërave të bukura që bëni bashkë. Duke ruajtur edhe privatësinë e njerëzve me të cilët ndodhesh, i lë mundësi botës të interesohet se ku dhe me kë je.

Kritiku i gjithçkaje

Nëse ka një vend ku mund të thuash gjithçka dhe të kritikosh këdo është, pa dyshim, media sociale. Në çdo foto, postim, ke gjithmonë dëshirë të bësh një koment kritik, madje edhe t’u kundërvihesh njerëzve që nuk i njeh.

Shumë shpesh, njerëzit nuk e gjejnë veten me jetën që bëjnë, ndaj edhe atë kohë që kalojnë në mediat sociale përpiqen të nxjerrin energjinë e akumuluar gjatë ditës. Por të jetosh ?do ditë duke kritikuar, sulmuar, herë-herë edhe sharë, nuk është aspak e shëndetshme. Nëse dikush ka një mendim kontraversal, mos e sulmo dhe mos krijo debat. Ki parasysh që secili nga ne ka mendimet e veta. Po ashtu, mos harro se ka edhe shumë të tjerë që e përdorin median sociale si një vend ku zëri i tyre të dëgjohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme