5 ushqimet që duhet t’i hani nëse doni të jetoni gjatë

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 22:00 | Nga

Mendoni se nuk e keni ju në dorë se sa gjatë do të jetoni? E keni shumë gabim. Ka shumë mënyra që mund t’ju ndihmojnë të shtoni vite në jetën tuaj. Mënyra më e lehtë është të ushqeheni shëndetshëm.

Studime të shumta kanë treguar se dieta është një tregues i rëndësishëm i jetëgjatësisë dhe nëse do të prekeni nga një sëmundje kronike. Fatmirësisht ajo mund të ndryshohet shumë lehtë. Ja cilat janë 5 ushqimet që zgjasin jetën dhe që duhet të filloni t’i konsumoni që sot.
Frutat e thata

fruta-te-thata

Lajm i mirë për ju që i pëlqeni frutat e thata: ata mund t’ju shtojnë vite në jetën tuaj. Dy studime të ndryshme nga Shëndeti Publik i Shkollës së Harvardit kanë zbuluar se sa më shpesh të konsumojnë njerëzit fruta të thata, aq më i vogël është rreziku që ata të vdesin të rinj. Vetëm sigurohuni që të mos e teproni me to- shumë fruta të thata mund t’ju bëjnë dëm. Ekspertët rekomandojnë të konsumoni vetëm një grusht me çfarëdolloj fruti të thatë në ditë.

Drithërat

buke

Dihet që buka e bardhë është një nga lëndët ushqyese më të lira, por a e dinit se ju jep juve vite shtesë? Studime të shumta i kanë lidhur drithërat, pastat dhe produkte të ngjashme me to me jetëgjatësinë. Sipas një studimi të publikuar tek “JAMA Internal Medicine”, çdo racion shtesë me drithëra lidhet me 5% më pak rrezik të vdekshmërisë së përgjithshme dhe 9% më pak rrezik të vdekjes nga problemet e zemrës. Prandaj i kushtoni vëmendje bukës që blini. Duhet të kërkoni bukë të bërë me 100% grurë.

Ushqimet pikante

ushqime-pikante

Mos u kufizoni në përdorimin e erëzave. Studime të ndryshme kanë treguar se ushqimet pikante ju mbajnë të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Një studim i kryer tek më shumë se 450 mijë meshkuj dhe femra kinezë tregoi se ata që hanë ushqime pikante 6-7 ditë në janë kanë 14% pak rrezik të vdekshmërisë se ata që hanë ushqime pikante vetëm njëherë ose më pak gjatë javës.

Hulumtuesit shkencor kanë zbuluar gjithashtu se lidhja mes ushqimeve pikante dhe jetëgjatësisë është më e fortë tek peronat që nuk pinë alkool (Të na falin fansat e  birrës dhe alkoolit).

Alga deti

alga-deti

Ja një arsye e mirë për të ngrënë sushi sonte, ose për të porositur sallatë me alga deti. Më shumë se 1000 studime kanë dalë në përfundimin se konsumimi i algave të detit mund të parandalojë inflamacionin, rrit sistemin imunitar dhe parandalon kancerin.

Peshk

peshk

E kemi cilësuar gjithmonë peshkun si ushqim për trurin…për një arsye të mirë. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit tek peshku, të quajtur karotenoide, mund të ofrojnë mbrojtje nga sëmundje neurologjike. Për më tepër, acidet yndyrore omega 3 tek peshqit e yndyrshëm, si salmoni, mbajnë trupin në formë dhe parandalojë plakjen e parakohshme, ndërsa një tjetër studim i kryer nga Universiteti Shtetëror i Ohajos ka zbuluar se suplementet e omega 3 ulin në mënyrë të konsiderueshme inflamacionin, një gjendje që lidhet me gjithçka, duke filluar nga alergjitë deri tek kanceri, sëmundjet e zemrës dhe alcajmeri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme