Gjykata Themelore në Prishtinë kka dënuar me pesë vitë burg të akuzuarit B.S për vepren penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitrje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave piskoterapikë.
I akuzuari B.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me pesë vitë duke llogaruar edhe paraburgimin nga data 30.03.2015 si dhe dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro i cili është i detyruar të paguaj në afat prej 15 ditësh pas plotfusishmërisë së aktgjykimit, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë i gjykatës:
Prishtinë, 22 nëntor 2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.330/17, kundër të akuzuarit B.S për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapikë nga neni 229 par.4 nën.par.1 lidhur me par.2 të KPK-së.
I akuzuari B.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5(pesë) viteve,në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 30.03.2015 e tutje dhe dënim me gjobë në shumën prej 5.000 € (pesëmijë) euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Gjykata ka konstatuar sei akuzuari B.S me qëllim të shitjes, shpërndarjes, transportit të paautorizuar të substancës narkotike të rrezikshme të llojit marihuanë duke vepruar si anëtarë i grupit bashkë me të pandehurit e tjerë R.U, SH.G, F.D, F.L, I.T, R.T, R. Q dhe H.Z,të cilët janë dënuar më herët nga Gjykata, në vitin 2012, i njëjti B.S,sipas marrëveshjes paraprake kishte siguruar një ekskavator me qëllim të transportimit të substancës narkotike dhe sasinë e narkotikut në peshë prej 257.8 kg, të cilin e kishin vendosur në gomat e ekskavatoritku substancën narkotike të paketuar në pjesë të ndara, në qese të najlonit ekanë vendosur në brendinë e gomave, pastaj ekskavatorin e ngarkojnë në një kamion të tipit Mercedes me ngjyrë të gjelbër dhe me dt. 12.07.2012, në pikën kufitare në Merdarë, ndalohet dhe kontrollohet nga policia ku edhe gjendet narkotiku, andaj me këtë i akuzuari B.S ka kryer veprën penaleBlerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikoterapike nga neni 229 par.4 nën.par.1 lidhur me par.2 të KPK-së.
Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.