Bëni jetën më të lehtë për punonjësit tuaj, dhe ata do ta bëjnë më të lehtë edhe për ju.
Shumë tipare të ndryshme mund të definojnë një kompani të suksesshme, nga kapitalizimi dhe ekzekutimi në udhëheqje dhe teknologji. Shumica e kompanive të suksesshme kanë një gjë të përbashkët, e cila është punonjësit të cilët ndjehen të angazhuar dhe të vlerësuar. Punonjësit të cilët janë të kënaqur me punën e tyre kanë ndikim të madh në rritjen dhe suksesin e biznesit tuaj.
Si të motivoni punonjësit tuaj edhe kur jeni nën presion ose kur po përballeni me orë të gjata për të arritur qëllimet e kompanisë tuaj? Provoni të inkorporoni këto pesë shprehi në vendin tuaj të punës:
Rutina mëngjesi
Sido që dita të ketë përfunduar dje për ekipin tuaj, filloni çdo mëngjes me pozitivitet. Gjërat e vogla mund të kenë efekt të madh për të krijuar angazhimin e punonjësve, si mëngjeset në zyrë ose disa lojëra të ndryshme.
A mund të keni muzikë në biznesin tuaj? Lejoni që çdo punonjës të ketë një mëngjes si DJ i dizajnuar. Ata do t’i japin ritëm ditës dhe do të njohin kolegët e tyre përmes preferencave të tyre muzikore.
Pastaj, filloni një bisedë mëngjesi që punonjësit të tregojnë vështirësi ose pengesa në të cilat kanë hasur ditën e kaluar dhe kërkoni zgjidhje. Problemet mund të transformohen në përvoja të fuqishme mësimi të cilat shpejtojnë rritjen e biznesit.
Vendosni qëllime
Inkurajoni punonjësit tuaj të bëjnë një listë të qëllimeve të cilat duan t’i arrijnë, edhe për punën në kompaninë tuaj dhe karrierën personale gjithashtu edhe në jetën e tyre personale. Ju duhet të theksoni se kjo listë duhet të jetë e nivelit të lartë, jo vetëm një listë e gjatë e gjërave që duhen bërë.
Qëllimet e lidhura me punë dallojnë nga shitja e një numri të caktuar të produkteve në ditë, duke sjellë biznese të reja ose të jenë në gjendje të menaxhojnë një aspekt të biznesit pa ju. Qëllimet personale mund të jenë të përqendruara në zhvillimin personal, si në shëndet dhe edukim, nga të cilat përfiton edhe biznesi gjithashtu.
Lejoni punonjësit të shëtisin
Mbrehni kreativitetin e punonjësve tuaj çdo ditë duke u dhënë atyre mundësinë të shëtisin. Jo, jo me teknologji. Ekspertët thonë se hutimet nuk duhet të përfshijnë kohën në ekran ose në media sociale. Në vend të këtyre, inkurajoni punonjësit tuaj të pinë kafe ose çaj së bashku ose të shëtisin rreth ndërtesës.
Punonjësit kanë nevojë për kohë që të krijojnë marrëdhënie me njëri tjetrin për të ndërtuar kulturën dhe rehatinë. Shëtitjet mund t’i ndihmojnë ata të tejkalojnë stresin ose pengesat mendore të cilat po i ndalojnë ata nga përfundimi i një detyre.
Festoni suksesin
Duke thënë ‘’punë e mbarë’’ kur kaloj rreth tavolinës së një punonjësi është pjesë kyçe e rutinës time në ditët kur jam në zyrë dhe jo në konferenca ose takime. Por nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Ju duhet të krijoni një kulturë të njohjes e cila ju jep mundësinë të festoni arritjet e punonjësve.
Mos bëni vetëm emërimin e punonjësit të javës ose të muajit: Kur jepni shpërblimin, tregoni se çfarë ka bërë punonjësi në mënyrë specifike dhe se si lidhet me qëllimet që biznesi juaj dëshiron t’i arrijë. Bëjeni shprehi, dhe punonjësit tjerë do të fillojnë të kuptojnë se si të japin kontribute të cilat kanë rëndësi.
Balanconi punën dhe jetën
Po, e kuptoj se kjo është e lehtë për t’u thënë dhe e vështirë për t’u arritur, por nuk e bën më pak të nevojshme. Në Bizfi, zyrtari ynë i lartë i operimeve gjithashtu me raste organizon një orkestër lokale. Njëri prej menaxherëve tanë të marketingut vetëm sa bëri një maratonë. Ata i japin 100 përqind kompanisë tonë, por puna nuk është gjëja e vetme në jetët e tyre.
Balancimi është i rëndësishëm për të gjitha ngjarjet jetësore, negative dhe pozitive. Një punonjës i aftë i cili kujdeset për një prind të moshuar mund të mos jetë në gjendje që të kontribuojë në qëllimet tuaja të biznesit. Ai fokus mund të përmirësohet nëse zgjeroni kohën e pushimeve, të paguar ose të pa paguar.
E di se është e vështirë të menaxhoni një biznes të vogël, por nëse merrni kohën për të motivuar punonjësit tuaj, nuk do t’a menaxhoni vetëm.