“50 minatorë të tjerë në gjendje jo të mirë shëndetësore”- Kryetari i Sindikatës së Minatorëve tregon se janë në grevë urie

Prishtinë | 25 Tet 2023 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka thënë se sot në mëngjes i është rënduar gjendja shëndetësore një minatori të Trepçës në grevën e urisë.

Jonuzi për Gazeta10 ka thënë se edhe 50 minatorë të tjerë nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e 50 minatorëve e tyre po shkon veç duke u rënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjeksore, rrethanat, kushtet e minierës janë shumë të vështira”, ka thënë Jonuzi.

Ai është shprehur se shpreson se dikush do të marrë përgjegjësi dhe se kjo situatë do të vazhdoj kështu deri në momentin e plotësimit të kushteve .

“Ne mendojmë se dikush do të merrë përgjegjësi për këtë dhe mos-komunikimi me këta njerëz na ka sjellur deri këtu”, ka thënë tutje kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Të ngjashme