51 vjeçari mashtrohet në oborrin e QKUK-së, dikush ia merr 200 euro dhe ia jep një iPhone fals

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Rastet e vjedhjeve e të mashtrimit brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë shpeshtuar. Një rast i mashtrimit ka ndodhur edhe dje, në pikë të ditës, të Klinika e Kirurgjisë. Sinjali ka mësuar detaje se si u mashtrua 51-vjeçari.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 12:30, te Klinika  e Kirurgjisë në QKUK. Një 51-vjeçar u mashtuar nga një person, i cili i mora para e një telefon.

Në deklaratën e dhënë në stacion policor, burri deklaroi se një person ia kishte marrë 200 euro dhe një iPhonë 7, të cilin i dyshuari ia ndërroi me një iPhonë 12 Pro Max, që doli të jetë se nuk është origjinal.

Pasi hetuesit morën deklaratën e tij, me urdhër të prokurorit kujdestari rasti është hapur si “mashtrim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme