53-vjeçari që vdiq sot ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar në Vërmicë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së oficerit doganor, i cili sot vdiq pas infektimit me COVID-19.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Dogana ka njoftuar se 53-vjeçari ishte ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000 dhe se së fundi ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës.

“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3472223309476402&id=307980995900665

Të ngjashme