54 civilë të vdekur në 24 orët e fundit në Rakka

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 10:18 | Nga

Të paktën 54 civilë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në sulmet që kanë ndodhur në qytetin Rakka të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të postuara në median sociale nga rrjeti lokal i aktivistëve me emrin “Rakka po masakrohet në heshtje”, rrjet ky kundër organizatave terroriste DEASH dhe PKK/PYD, në 24 orët e fundit koalicioni ndërkombëtar ka ndërmarrë mbi 70 sulme ajrore, kurse Forcat Demokratike Siriane (FDS) të kryesuara nga PKK/PYD kanë kryer mbi 800 gjuajtje me artileri.

Të paktën 18 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të koalicionit në lagjet Nazel Shahda dhe Set El Devle në Rakka, ndërsa 14 civilë të tjerë kanë humbur jetën nga minat e vendosura nga DEASH teksa po përpiqeshin të iknin nga sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe PKK/PYD-së në Rakka, ka njoftuar rrjeti i aktivistëve.

Po ashtu, siç bën të ditur platforma në fjalë, të paktën 22 civilë, prej të cilëve 11 fëmijë, kanë humbur jetën nga sulmet e ndërmarra nga avionë rusë në lagjet Madan dhe Zor Shamir.

Ndryshe, operacioni në qendrën e qytetit të Rakkas i kryesuar nga SHBA-të nisi më 6 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme