Putin fton Erdoganin për vizitë në Rusi, arsyeja konflikti në Siri

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka diskutuar çështjen e konfliktit në Siri përmes telefoni me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kremlini ka bërë të ditur se Putin e ka ftuar Erdoganin për vizitë në Rusi dhe që kjo vizitë të bëhet sa më parë të jetë e mundur, transmeton Klan Kosova.

Ftesa siç njoftohet është bërë për një vizitë pune dhe se ajo është pranuar nga Presidenti turk.

Të dy liderët thuhet se kanë theksuar “nevojën e parandalimit të konfrontimeve në mes të forcave turke dhe atyre siriane”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme