540 bimë kanabisi gjenden mes hithrave në Istog

| 23 Qer 2023 | 09:37 | Nga

Në Istog janë vërejtur bimë hashashi nga një person i cili më pas ka lajmëruar Policinë. Policia ka parë se bimët e kanabisit ishin nëpër hithra dhe shkurre dhe sipas saj, “vërehej” se nuk ishin nën përkujdesjen e dikujt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa bimë të dyshuara si bimë narkotike. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se kishte disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të cilat ishin nëpër hithra dhe shkurre, dhe vërehej se nuk ishin nën përkujdesjen e faktorit njeri”, është njoftuar përmes raportit ditor të PK-së.

Prokurori i Shtetit ka rekomanduar që nga vendi i ngjarjes të merren mostrat, të bëhet fotografimi dhe pastaj të bëhet asgjësimi i bimëve.

Pas fotografimit dhe marrjes së mostrave janë asgjësuar të gjitha bimët e dyshuara, gjithsej 540 bimë.

Të ngjashme