55 OJQ i kërkojnë Konjufcës të ndërmarr masa ndaj Baljes e Demi-Murtezit për deklaratat ndaj LGBTIQ+

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

55 Organizata Joqeveritare i kanë dërguar letër publike kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me siç thonë sjelljet dhe deklaratat diskriminuese nga kryetarja e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje e anëtarja e këtij komisioni, Labinotë Demi-Murtezi.

Shqetësimi i tyre lidhet me mbledhjen e mbajtur më 7 shkurt nga komisioni me shoqërinë civile me temën “Gjendja aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”, me ç’rast deklarojnë se janë përballur me një tjetër “demonstrim të homofobisë dhe diskriminimit ndaj komunitetit LGBTIQ+ nga zyrtare publike, njëherësh përfaqësuese e popullit të Kosovës”.

Letra e plotë:

I nderuar Kryetar i Kuvendit z. Glauk Konjufca,

Përmes kësaj letre dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me sjelljen dhe deklaratat diskriminuese të znj. Duda Balje, kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, si dhe anëtares së Komisionit, znj. Labinotë Demi Murtezi.

Me datë 07.02.2024, gjatë takimit të këtij komisioni me shoqërinë civile të thirrur nga Duda Balje me temën “Gjendja aktuale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë” ne u përballëm me një tjetër demonstrim të homofobisë dhe diskriminimit ndaj komunitetit LGBTIQ+ nga zyrtare publike, njëherësh përfaqësuese e popullit të Kosovës.

Kërkesat tona janë të thjeshta dhe të qarta: HOMOFOBET S’KANË VEND N’KUVEND! Ne nuk mund të pranojmë që një individ me pozitë kaq të rëndësishme, siç është kryetarja e Komisionit për të Drejta të Njeriut, të shpërdorë pozitën dhe të shfaqë qëndrime homofobe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duda Balje, në deklaratat e saj publike, ka mbetur e palëkundur në qëndrimin e saj diskriminues ndaj personave LGBTIQ+. Duke përdorur argumentin e “mendimit personal,” ajo ka injoruar faktin se funksionet publike, veçanërisht ato në fushën e të drejtave të njeriut, duhet të kujdesen për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të çdo individi, pavarësisht orientimit seksual apo çfarëdo përkatësie tjetër.

Deklarata shpifëse dhe diskriminuese vazhduan edhe nga deputetja Labinotë Demi Murtezi, prezente në këtë takim, që publikisht deklaroi që “PERSONAT LGBTIQ+ TRANSMETOJNË SËMUNDJE”, deklaratë të cilin e kemi dëgjuar edhe më parë nga ajo në seancën parlamentare të 16 marsit të vitit 2022.

Duda Balje dhe Labinotë Demi Murtezi nuk mund të përfaqësojë objektivitetin dhe pavarësinë e një komisioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Homofobia dhe diskriminimi nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Me këtë rast, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut. Nuk mund të lejojmë që një person me qëndrime diskriminuese të drejtojë një institucion kaq të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë. Njëherit, kërkojmë edhe shkarkimin e Labinotë Demi Murtezi nga ky komision për gjuhën e saj shpifëse dhe të urrjetjes ndaj personave LGBTIQ+.

Ne kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të reagojë menjëherë dhe të ndërmerr masa për të garantuar se pozitat publike janë të mbajtura nga persona që respektojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut pa dallim për të gjithë ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Kosovës.

  1. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) 
  2. Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova)
  3. Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) 
  4. Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
  5. Civil Rights Defenders (CRD)
  6. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
  7. YMCA
  8. Termokiss
  9. Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (HLC)
  10. Dylberizm
  11. DokuFest
  12. Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA)
  13. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) 
  14. Integra
  15. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (KRCT)
  16. Lëvizja FOL
  17. Community Building Mitrovica (CBM)
  18. Iniciativa për Progres (INPO)
  19. Çohu
  20. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
  21. Hyjneshat
  22. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
  23. Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)
  24. Community Development Fund (CDF)
  25. Advocacy Training & Resource Center (ATRC)
  26. Kosova – Women 4 Women
  27. Këshilli Rinor Kosovar (KYC)
  28. Instituti Sekhmet
  29. Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) 
  30. Fondacioni Shtatëmbëdhjetë (17)
  31. Instituti për Politika Sociale “Musinë Kokalari”
  32. Kosovar Institute for Policy Research and Development (KIPRED)
  33. Demokraci për Zhvillim (D4D)
  34. Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)
  35. Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS)
  36. OJQ Pishtarët 
  37. Advocacy Centre for Democratic Culture (ACDC)
  38. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
  39. Bubble Foundation Kosovo
  40. Democracy Plus (D+)
  41. Roma Versitas Kosovo (RV Kosovo)
  42. Qendra Multimedia
  43. TruAktiv
  44. Anibar
  45. NGO Aktiv
  46. New Social Initiative (NSI)
  47. Center for Legal Aid and Regional Development Kosovo (CLARD)
  48. Astronomy Club Kosova
  49. Sbunker 
  50. ETEA 
  51. HANDIKOS
  52. TOKA
  53. SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime
  54. Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
  55. Fourth Wave

Të ngjashme