Një 55-vjeçar kërcënoi se do të hidhet nga kulla e naftës në Marinëz të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë, ndërsa burri ka hipur në një nga oxhaqet e naftës dhe kërcënon se do të hidhet prej aty.
Ai pretendon se nuk i është kompensuar toka që i është marrë në shfrytëzim nga firma e naftës.
Mësohet se personi që kishte hipur në oxhak është Vasil Suku, 55 vjeç.
Nga raportimet e para bëhet e ditur se një konflikt pronësie ka çuar në këtë situatë, shkruan gazetashekulli.