Përmbyten 20 shtëpi në Fier pranë shtratit të lumit Vjosë

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdojnë përmbytjet në disa vende në Shqipëri ku lumi Vjosë ka dal nga shtrati. 20 banesa që ndodhen pranë shtratit të këtij lumi në fshatin Ferras të Fierit janë përmbytur këtë mëngjes.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit nga shtrati, ndërsa në terren po punohet me eskavatorë, për të hapur kanalet kulluese. Banorët thonë se kjo është situatë e pazakontë, ndërkohë që në katër vitet e fundit nuk kanë pasur probleme, shkruan Top channel.

Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj thotë se në pjesën tjetër të qytetin situata është nën kontroll, pasi po bie intensiteti i reshjeve të shiut.

Në Fier, ka dhe probleme me energjinë elektrike në disa fshatra. Raportohet se nënstacioni i Poçemit ka ndalur punën që nga ora 01:30 e mëngjesit. Rreth 3700 abonentë janë aktualisht pa drita, në Hekal , Fratar, Selitë, Kutë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme