Pesë mijë studentë në pritje të lirimit nga pagesa

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 09:31 | Nga

Rektorati arsyeton vonesën e publikimit të listave se për t’u publikuar vendimi përfundimtar janë në pritje të verifikimit të listave nga Komisioni qeveritar për kategoritë e dala nga lufta

Janë bërë pesë muaj që studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) presin një përgjigje nga Rektorati për lirimin nga pagesa e semestrit, shkruan gazeta Zëri.

Listat me emrat e studentëve që kanë aplikuar për lirim nga pagesa janë dorëzuar tashmë në komisionin e Universitetit. Mirëpo, ky komision ende nuk ka bërë publik asnjë rezultat, ndonëse kanë mbetur vetëm edhe dy javë që të fillojë viti i ri akademik në UP.

Studentët që kanë aplikuar për lirim nga pagesa i takojnë kategorive që marrin ndihmë sociale nga shteti për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Mosshpallja e emrave që kanë fituar të drejtën e lirimit nga pagesa rrezikon që këta studentë të mbesin pa regjistruar semestrin.

Por, nga kabineti i rektorit Marjan Dema thonë se komisioni ndodhet në fund të procesit të verifikimit, ndonëse një datë e saktë nuk është dhënë se kur do të publikohen listat..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme