Një sasi prej 41 kg kanabis është sekuestruar në Përmet gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Vila”.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Njazi Çaushi posedonte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vila”.
“Si rezultat i operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi ku rezultoi se në automjetin furgon me targa PR 0756 A, i cili ishte i parkuar në oborrin e kësaj banese u gjet një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa u bë arrestimi i 56 vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.