Një grua 56 vjeçare ka vdekur si pasojë e një shpërthimi gjatë festës për zbulimin e gjinisë së fëmijës që shkoi keq.
Viktima është identifikuar vetëm si një grua 56 vjeçare.
Ajo kishte qenë në një festë në Knoxville, Iowa, kur policia u thirr se një grua ishte plagosur rëndë nga një shpërthim.
Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes, gruaja u shpall e vdekur.
Është caktuar më pas që gruaja vdiq pasi zbulimi i gjinisë shkaktoi një shpërthim.
Nuk është e qartë se çfarë shpërtheu saktësisht dhe informacione të mëtejshme nuk janë lëshuar në lidhje me incidentin, transmeton Klan Kosova.