Ambasada e SHBA-së në Prishtinë lëshon vizën e parë, tani qytetarët nuk kanë nevojë të udhëtojnë drejt Shkupit

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka njoftuar se që nga sot të gjithë qytetarët do të mund t’i kryejnë shërbimet rreth vizave në Kosovë, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Shkup.

Kjo është bërë e ditur përmes faqës zyrtare të ambasadës amerikane në Kosovë, ku thuhet se tashmë është lëshuar viza e parë për një qytetare.

Në këtë njoftim theksohet se kjo është një kujtesë, nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhje me vizat tani po realizohen në Kosovë.

Në përvjetorin e 243-të të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik, në Prishtinë u përurua objekti i ambasadës amerikane.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një video më herët ka bërë të ditur se nga data 1 tetor qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të udhëtojnë në Shkup për të aplikuar për vizë, pasi që gjitha llojet e vizave tani do të jepen në objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve./Ekonomiaonline

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme