Viti i parë i martesës është zakonisht faza e muajit të mjaltit, kur të dy partnerët janë në dashuri dhe jeta ndjehet shumë magjike.
Problemi është kur shumë çifte bëjnë disa gabime që në fakt do të ndikojnë në të ardhmen e jetës së tyre së bashku. Ja disa nga gabimet më të shpeshta që bëjnë çiftet në vitin e parë të martesës dhe si mund të punoni për t’i rregulluar ato para se të shkatërroni martesën tuaj.
1. Izoloheni nga të tjerët – Shumë çifte zgjedhin të largohen nga shoqëria në mënyrë që të kalojën sa më shumë kohë me njëri-tjetrin por kjo nuk është një gjë e shëndetshme. Duhet të diskutoni së bashku për të gjetur një ekuilibër në aspektin e kohës së bashku dhe veç e veç.
2. Ideja se partneri juaj do ndryshojë – Pritja se partneri juaj do të jetë ndryshe më i pjekur, më i qetë, etj. gaboheni. Mos prisni që partneri juaj të jetë ndryshe nga viti i kaluar. Ju u martuat me një person me historinë, personalitetin dhe përvojën e tyre.
3. Nuk dini të ziheni – Edhe zënkat dhe diskutimet kanë rregullat e tyre dhe disa kufi nuk duhen kaluar. Bëni një bisedë me partnerin tuaj kur nuk po ziheni dhe pyetni se çfarë është më e dobishme për secilin prej jush dhe ta zbatoni atë herën tjetër kur vjen një debat mes të dyve.
4. Nuk ndani detyrat e shtëpisë – Uluni dhe bisedoni me partnerin tuaj se çfarë punësh do të bëjë njëri dhe çfarë tjetri në mënyrë që të ndahen gjërat mes të dyve dhe barra e shtëpisë mos të bie vetëm mbi njërin.
5. Zënka për gjërat e vogla – Diskutimi mbi ndenjësen e WC-së, apo vendosja e rrobave në vend janë disa nga gjërat më të zakonshme, por nëse teprohet në diskutimin e tyre janë të dëmshme. Martesa ka të bëjë me kafshimin e gjuhës tuaj në kohë; përndryshe, do të gjeni veten në një argument të vazhdueshëm me bashkëshortin tuaj.
6. Mosorganizimi i financave – Bisedoni me bashkëshortin tuaj dhe përpunoni një formulë që ju përshtatet për menaxhimin e të ardhurave tuaja.