6 gjëra që m’i mësoi jeta

Prishtinë | 21 Gus 2023 | 00:58 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrësia ka të bëjë me fitimin e parave duke bërë atë që vlerësoni dhe duke përdorur ato që fitoni për të jetuar një jetë më të mirë.

Studentët e mi gjithmonë më pyesin se si jam bërë i suksesshëm. Unë u them atyre se përvojat e mia në jetë më kanë mësuar gjithçka që duhej të dija për suksesin. Mësimet më të mira vijnë nga ato që përjetojmë në botën e vërtetë. Por nga të gjitha gjërat që i kam mësuar mund t’i përmend gjashtë prej tyre.

Udhëtoni kudo që të mundeni

Shpenzimet e mia më të mëdha personale kanë të bëjnë me udhëtimet që bëj. Është qëllimi im që të vizitoj çdo vend të botës. Çdo shtet dhe njerëzit e tij kanë gjëra të mrekullueshme për të ofruar. Ju mësoni aq shumë për mënyrën se si njerëzit punojnë dhe se si funksionojnë shoqëritë e tyre. Unë kam marrë shumë nga këto mësime dhe i kam inkorporuar ato në biznesin tim.

Asgjë nuk më ka mësuar më shumë se udhëtimet.

Paraja nuk mund të blejë lumturinë por blen kohën dhe përvojën

Paraja është e kotë. Nuk do të motivoheni nga ajo. Por ajo që blen është koha për të bërë ato që dëshironi. Blen eksperiencën tuaj që të beheni ekspertë në atë që e doni. Kur gjeni pasionin tuaj, ju jeni të motivuar për jetën, edhe kur kohërat janë të vështira.

Sigurisht që duhet të synoni të bëheni të pasur, por vendoseni në një perspektivë. Pyesni veten: pse dëshironi të pasuroheni?

Ne jemi në një kohë si kurrë më parë

Është e lehtë të ankoheni për tregjet e mbushura dhe efektet e globalizimit në biznese të vogla. Por kur ndaloni dhe mendoheni e kuptoni se jemi në një kohë si kurrë më parë. Mundësitë të cilat kanë ekzistuar gjithmonë në botën e vërtetë janë ende aty. Megjithatë, tani kemi botën online. Ajo është një botë e dytë të cilën nuk e kemi pasur më parë.

Përdorni këtë botë shtesë për të krijuar ndërmarrje të reja përfituese. Nganjëherë kur jam i stresuar vetëm mendoj se kam përparësitë të cilat prindërit dhe gjyshërit e mi nuk i kanë pasur. Më inkurajon të kthehem në punë.

Jini ambiciozë

Ëndrrat janë ato që i kam ndjekur gjithmonë dhe ato që i inkurajoj studentët e mi të bëjnë. Rrjedha e përgjithshme është përplot me njerëz të pa suksesshëm, kështu që mos u kushtoni vëmendje atyre. Nuk ka asgjë që nuk mund të përmbushni nëse punoni.

Gjetja e asaj që e doni është çelësi i lumturisë

Dështoni në diçka që e urreni dhe do të mërziteni. Dështoni në diçka që e doni dhe do të jeni të lumtur që të ktheheni tek ajo sërish. Gjatë kohërave të vështira, e gjitha ajo që më ka bërë të vazhdoj përpara është dëshira ime të vazhdoj të bëj atë që dua. Tingëllon si diçka nga një film i Disney, por pasioni është e gjitha për të cilën keni nevojë në jetë.

Ndërtoni ëndrrat tuaja, jo të dikujt tjetër

Unë kam takuar shumë njerëz të suksesshëm. Gjithashtu kam takuar edhe shumë njerëz të suksesshëm të cilët janë plotësisht të mërzitur. Po, ata kanë arritur atë që shumica e konsiderojnë si një sukses, por ata nuk kanë bërë atë që me të vërtetë kanë dashur. Ata kanë realizuar ëndrrat e dikujt tjetër. Ndoshta prindërit e tyre i kanë shtyer drejt tyre? Ndoshta ishte ajo që shoqëria dëshironte? Por ata nuk janë duke bërë atë që kanë dashur. (Entrepreneur)

*Timothy Sykes është ndërmarrës ,ekspert i monedhave, tregtar dhe avokat. Ai është përmendur në CNN, Fox News, CNBC dhe ka folur në institute prestigjioze si Harvard University.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme