Gjykata e Pejës e ka dënuar me 6 muaj burg Ibrahim Januzajn për tentim vrasjen e vitit 2010.
“Ibrahim Januzaj shpallet fajtor dhe dënohet me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim mund të kthehet në dënim me gjobë në shumë prej 1.500 euro“, tha kryetari i trupit gjykues, Sami Sharaxhiu.
Prokuroria Themelore në Pejë e akuzon Ibrahim Januzajn për tentim vrasjen e Blendor Gashit.
Sipas aktakuzës, pas një përleshjeje fizike me viktimën, i pandehuri e godet me boks të hekurt në kokë e pastaj me thikë në gjoks, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.
Gjykata Themelore e Pejës edhe në vitin 2014 të akuzuarin Ibrahim Januzaj për të njëjtën vepër penale e kishte dënuar me 6 muaj burg, mirëpo rasti ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, e cila kishte konstatuar se kishte shkelje esenciale te dispozitave të procedurës penale.