Parandalohet krimi në Durrës, 32 vjeçari i dënuar më parë për vrasje tentoi të qëllonte me armë partneren

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Durrës arriti t’i shpëtojë atentatit të personit me të cilin bashkëjetonte, pas ndërhyrjes së policisë në banesë, natën e kaluar.

Policia njofton se pas njoftimit të marrë nga një shtetase e cila ishte e traumatizuar dhe kërkonte ndihmë sepse po e kërcënonte për ta vrarë bashkëjetuesi i saj, kanë shkuar në banesë dhe kanë parandaluar krimin në familje.

I dyshuari, 32-vjeçari me iniciale L.D.,  lindur në Burrel dhe banues në Durrës ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.

Pas kontrolleve, efektivët kanë kapur dhe vëllanë e autorit të dyshuar, 35-vjeçarin me iniciale A.K., që po ashtu mbante armë pa leje, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona më të cilët 32-vjeçari ndante një banesë në kryeqytet, në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik, me krehër dhe fishekë dhe një pistoletë me fishekë. “Shtetasit M. L. dhe E. H., u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale armëmbajtje pa leje”, njofton policia.

Në total janë sekuestruan 2 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 automjete.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme